Partizani nis përgatitjet në Antalia

Futboll

Partizani nis përgatitjet në Antalia

Më: 2 janar 2024 Në ora: 21:41
Partizani

Kampionët e Partizanit nisën ditën e sotme përgatitjet në Antalia të Turqisë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq ka bërë me dije se grupi i lojtarëve ka kryer edhe seancën e parë stërvitore, teksa janë zbuluar edhe 2 kundërshtarët e testeve miqësore.  

Përgjatë qëndrimit në Antalia skuadra ka planifikuar edhe dy teste miqësore me azerët e Neftçi Baku dhe holandezët e Volendam. 

Në drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik skuadra ka zhvilluar programin e përcaktuar. Nga nesër ekipi do të vijoj përgatitjet me dy seanca të plota. 

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Ekipi nis përgatitjet në Antalia të Turqisë. Sot pasdite grupi i lojtarëve ka kryer edhe seancën e parë stërvitore.

Në drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik skuadra ka zhvilluar programin e përcaktuar.

Nga nesër ekipi do të vijoj përgatitjet me dy seanca të plota.

Përgjatë qëndrimit në Antalia skuadra ka planifikuar edhe dy teste miqësore me azerët e Neftçi Baku dhe hollandezët e Volendam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat