Gabbia nuk mjafton, Milani synon edhe mbrojtësin e Brest

Futboll

Gabbia nuk mjafton, Milani synon edhe mbrojtësin e Brest

Më: 3 janar 2024 Në ora: 12:11
Lilian Brassier

Milani do të zyrtarizojë ditën e sotme rikthimin e Matteo Gabbias, por kuqezinjtë synojnë të përforcojnë organikën edhe me një tjetër mbrojtës qendre për pjesën e dytë të sezonit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi kuqezi ka këmbëngulur për të huazuar nga Arsenali fillimisht Jakub Kiwior dhe më pas Takehiro Tomiyasu, por “topçinjtë” nuk kanë dashur që të humbasin përkohësisht dy lojtarët.

Për këtë arsye, Milani ka vendosur që të fokusohet te Lilian Brassier, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 10 milionë euro nga Brest.

Aktualisht 24-vjeçari duket më i favorizuar për t’u transferuar në Milano se Clement Lenglet, mbrojtësi i Barcelonës (që është i huazuar tek Aston Villa), pasi ky i fundit merr një pagë relativisht të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat