Kursi i radhës për licencimin e trajnerëve të rinj të nivelit UEFA A

Futboll

Kursi i radhës për licencimin e trajnerëve të rinj të nivelit UEFA A

Më: 3 janar 2024 Në ora: 13:40
Pamje nga seminari

Më datë 15 janar do të nisë kursi i radhës për licencimin e trajnerëve të rinj të nivelit UEFA A.

Ky kurs, që organizohet nga Drejtoria Teknike e FSHF-së, do të zhvillohet në Tiranë (Qendra e Ekipeve Kombëtare në Kamzë). Dhe do të jetë i ndarë në 6 periudha të ndryshme.

Nga muaji janar në muajin maj të vitit 2024. Më konkretisht: 15-20 janar, 12-17 shkurt, 11-16 mars, 08-13 prill, 01-11 maj dhe 27-31 maj.

FSHF u bën thirrje të gjithë të interesuarve që të nxitojnë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtij kursi shumë të rëndësishëm. Që është në përputhje me Konventën e Trajningut të UEFA-s.

Që parashikon njohjen reciproke nga të gjitha federatat evropiane të titujve UEFA B, UEFA A, UEFA PRO dhe Goalkeeper UEFA-B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat