Interi arrin marrëveshjen dhe me ish-mbrojtësin e Milanit

Futboll

Interi arrin marrëveshjen dhe me ish-mbrojtësin e Milanit

Më: 3 janar 2024 Në ora: 14:01
Djalo

Piotr Zielinski ka zgjedhur që në verë të transferohet te Interi si lojtar i lirë, teksa aventurës së tij me Napolin duket se tashmë i ka ardhur fundi.

Por kjo nuk do të jetë e vetmja goditje “free” e merkatos së verës nga zikaltrit, me Marotën që duket se ka arritur një tjetër marrëveshje.

Bëhet fjalë për mbrojtësin portugez të Lil, Tiago Djalo, i cili ka qenë pjesë e akademisë së Milanit.

Kjo e fundit, së bashku me Juventusin gjithashtu shfaqën interes ndaj 23-vjeçarit, por duket se ai ka kërkuar që të ketë bisedime vetëm me Interin dhe çdo gjë pritet të mbyllet gjatë muajve në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat