Mbappe mban “pezull” Realin

Futboll

Mbappe mban “pezull” Realin

Më: 4 janar 2024 Në ora: 13:03
Mbappe

Kylian Mbappe vazhdon të jetë emri më i përfolur këtë merkato dimri, me sulmuesin francez që i përfundon kontrata me PSG-në verën e këtij viti.

Pas triumfit në Superkupën e Francës kundër Tuluzës, 25-vjeçari u shpreh se ai akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, duke lënë “pezull” akoma Realin e Madridit, që vazhdon ta kërkojë me çdo kusht.

“Nuk kam marrë akoma një vendim për të ardhmen time, akoma asnjë zgjedhje.

Por ne kemi një marrëveshje me presidentin Naser Al-Khelaifi, kështu që të gjitha palët janë të mbrojtura në këtë pjesë. Fokusi tani është skuadra, jo e ardhmja ime”, ishin fjalët e Mbappes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat