Erzeni mund të “boshatiset”, një tjetër lojtar drejt largimit

Futboll

Erzeni mund të “boshatiset”, një tjetër lojtar drejt largimit

Më: 4 janar 2024 Në ora: 16:16
Erzeni

Erzeni para dy ditësh largoi nga skuadra plot 8 lojtarë, të cilët nuk ishin më pjesë e planeve të stafit të shijakasve. Por jo vetëm kaq, një tjetër lojtar pritet të largohet nga skuafdra.

Bëhet fjalë për Agustin Rojas.

Argjentinasi kërkon më shumë minuta në gjysmën e sezonit të dytë dhe në këto kushte pritet të ndajë rrugën me drejtuesit e Erzenit. Për 24-vjeçarin ka oferta nga skuadra të tjera të Superiores  dhe në Kosovë, me lojtarin që po shqyrton të gjitha alternativat.

Kujtojmë se Rojas në Shijak ka mbërritur në merkaton e verës. Më fanelën e Erzenit ia ka dalë të luajë në 7 ndeshje,  ku ka dhuruar edhe dy asiste.

Mbetet të shihet nëse do të mbetet në Superiore apo mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në një kampionat tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat