Firmos me klubin e njohur hungarez

Futboll

Firmos me klubin e njohur hungarez

Më: 4 janar 2024 Në ora: 18:08
Jorgo Pëllumbi

Eksperiencë e re për mbrojtësin shqiptar, firmos me klubin e njohur hungarez

Aventurë e re për Jorgo Pëllumbin, Mbrojtësi 23-vjeçar shqiptar ka mbyllur eksperiencën me kroatët e Varazdin, për t’u transferuar në Hungari, te skuadra e Debrecenit.

SuperSport mëson se transferimi është arritur për shifrën e 100 mijë eurove, me Pëllumbin që ka firmosur për klubin hungarez një kontratë 3.5 vjeçare, nga e cila do të përfitojë 600 mijë euro në total.

Mbrojtësi 23-vjeçar korçar u arrit pikërisht te Skënderbeu, para se të transferohej te Varazdin në verën e 2020-ës. Në 2022-shit Pëllumbi pati edhe një eksperiencë të shkurtër te Kukësi, në një huazim 6-mujor.

Jorgo Pëllumbi numëron edhe 12 ndeshje me Shqipërinë U21, teksa transferimi te Debreceni mund të ndihmojë të luajë shanset e tij për të veshur edhe fanellën kuqezi të Kombëtares së madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat