Rinovon me tre lojtarë

Futboll

Rinovon me tre lojtarë

Më: 4 janar 2024 Në ora: 21:16
Logo e Manchester Utd

Pas fjalëve të trajnerit Erik ten Hag në konferencën për shtyp, Manchester Utd zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Aron Van-Bisaka, Viktor Lindelof dhe Hanibal Mejbri. Zyrtarizimi i tyre ka ndodhur në profilin zyrtar të klubit në platformën “ X”,  ku të tre lojtarëve u bë funksional opsioni për të zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2025.

“Trajneri i Manchester Utd, Erik ten Hag, ka ofruar një përditësim mbi situatën kontraktuale të disa lojtarëve.

Tre prej tyre kanë pasur opsionin për një vit shtesë, përtej verës, të nxitur nga klubi.

Pikërisht bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Aron Van-Bisaka, qendërmbrojtësin Viktor Lindelof, si dhe mesfushorin Hanibal Mejbri.

Ndërsa bisedimet vazhdojnë me dyshen franceze, Rafael Varane dhe Antoni Marcial. Van-Bisaka mbërriti nga Krystal Palas në verën e vitit 2019 dhe ka luajtur 175 herë për Junajtid. Lindelof iu bashkua klubit në vitin 2017 nga Benfika dhe është një ndeshje larg arritjes së 250 ndeshjeve për Junajtid. Hanibal fillimisht u bashku me ekipin tonë të të rinjve nga Monako, përpara se të vendosej në skuadrën e parë këtë sezon”, njofton Manchester Utd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat