Meritë e punës së trajnerit Michel

Futboll

Meritë e punës së trajnerit Michel

Më: 5 janar 2024 Në ora: 16:42
Michel

Griona është skuadra befasi e këtij sezoni në Spanjë dhe është në krye të renditjes bashkë me Real Madrid. Një ecuri e pabesueshme deri tani, një përrallë futbollistike që është meritë e punës së trajnerit Michel dhe e klubit.

Pere Guardiola, presidenti i këshillit administrativ të klubit, ka folur për Relevo në lidhje me mënyrën si do të reagonte ndaj një oferte të mundshme të rëndësishme për trajnerin.

Përgjigja ka qenë befasuese.

“Mund të largohet kur të dojë. Ai është zot i së ardhmes së tij, e ka fituar këtë gjë.

Nëse do të vinte një ofertë dhe ai do të donte të largohej, do t’i themi faleminderit dhe mirupafshim.

“Ju siguroj se nëse do të vinte një ofertë nga Bayern Munich, do ta shoqëroja vetë me makinë në Gjermani edhe nëse do të kishte akoma një kontratë me ne. Dhe presidenti do t’i bënte valixhet.

“Girona do t’i jetë gjithmonë mirënjohëse për gjithçka ka bërë. Mund të kishte bërë karrierë, të merrte një skuadër që luan gjithmonë në kupa, por ka preferuar të qëndrojë me ne.

“Nuk e di se sa do të qëndrojë këtu, por do të kërkojmë t’i japim burimet më të mira të mundshme”, ka thënë vëllai i Pep Guardiola-s.

Michel mori drejtimin e Girona-s në korrikun e 2021-shit. Në 111 ndeshjet në drejtim të skuadrës katalanase, ai ka marrë 56 fitore, 22 barazime dhe 33 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat