Shtohet lista e mundësive për Brojën

Futboll

Shtohet lista e mundësive për Brojën

Më: 5 janar 2024 Në ora: 17:22
Broja

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në pikëpyetje, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që pritet të largohet nga Çelsi.

Për të është interesuar Uest Hemi, por “Blutë” ia kanë ofruar Benfikës plus 60 milionë euro në këmbim të Antonio Silvës.

Siç bënë me dije “Gazzetta dello Sport”, 22-vjeçari shqiptar ka rënë në radarët e Milanit, me klubin kuqezi që është në kërkim të një sulmuesi.

Sipas prestigjiozes italiane, Broja “rivalizon” me Girasin, Skamakën, Moratën, Taremin dhe Rafa Mir, me “djallin” që kërkon me çdo kusht të transferojë një sulmues për ofensivën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat