Mazzarri: Më duket sikur duhet të “shpik” rrotën!

Futboll

Mazzarri: Më duket sikur duhet të “shpik” rrotën!

Më: 6 janar 2024 Në ora: 13:09
Mazzarri

Dy ndeshje pa fitore në kampionat dhe Napoli që vijon të humbasë terren me vendin e katërt, objektiv tashmë kryesor për të kaltrit në kampionat.

Sfida e radhës është ajo ndaj Torinos dhe me situatën aktuale, “hapat fals” janë të ndaluar.

Në konferencën për shtyp, trajneri Walter Mazzarri e pranoi se është një moment i vështirë, ndërsa theksoi se ndjehet në borxh me tifozerinë napoletane pasi nuk po arrin ta zgjojë skuadrën dhe ta rikthejë në “shinat e duhura”.

“Duhet të “shpik” rrotën pasi nuk ka mënyrë tjetër. Me Monzan ishte një ndeshje e shkëlqyer, patëm shumë raste për të shënuar, por në fund e mbyllëm 0-0. Iu thashë djemve të vazhdonim në këtë mënyrë pasi rezultatet do të vijnë.

Këtu në Napoli më duan të gjithë dhe unë ndihem paksa në borxh me tifozerinë sepse nuk po mundem ta “zgjoj” skuadrën. Shpresoj të rikthehemi shpejt te rezultatet pozitive”, u shpreh Mazzarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat