Mancini: Arabia Saudite është sfida e jetës!

Futboll

Mancini: Arabia Saudite është sfida e jetës!

Më: 6 janar 2024 Në ora: 13:24
Roberto Mancini - majtas

Roberto Mancini vendosi të largohej para disa muajve nga drejtimi i Italisë për të marrë përsipër rolin e trajnerit tek kombëtarja e Arabisë Saudite.

Një gjest i cili u kritikua jashtë mase duke qenë pjesa më e madhe e interpretuan këtë lëvizje si një tradhti të Italisë për paratë e arabëve.

Së fundmi, Roberto Mancini në një intervistë të gjatë për “Libero” theksoi se për të janë shkruar shumë të pavërteta ndërsa shtoi se Arabia Saudite është sfida më e madhe në karrierën e tij.

“Këtu në Arabi gjithçka është ndryshe nga Europa, por kam në dispozicion një kombëtare që po përmirësohet dita-ditës. Ka shumë lojtarë të mirë, por ndryshimi kërkon kohë.

Po e nisim nga zero, e megjithatë kam gjetur një grup lojtarësh që kërkon të përmirësohet. Padyshim që kjo për mua është sfida më e madhe në karrierë, por njëkohësisht është edhe sfida më tërheqëse dhe stimuluese.

A i prisja kritikat pas largimit nga Italia? I kuptoj reagimet e tifozëve të cilët nuk janë dakord me zgjedhjen time, por unë u kushtëzova nga disa gjëra të cilat nuk shkruhen në media. Për këtë më vjen më shumë keq.

Kur flasim për profesionistë, atëherë edhe largimi nga një detyrë bën pjesë në jetën e një profesionisti. Sa herë janë shkarkuar trajnerë edhe pse kanë bërë një punë të shkëlqyer?! Trajnerët mund të shkarkohen, por edhe të largohen vetë. Kjo është diçka normale dhe pjesë e këtij zanati”, u shpreh Mancini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat