Xavi i tensionuar bën sherr me gazetaren

Futboll

Xavi i tensionuar bën sherr me gazetaren

Më: 6 janar 2024 Në ora: 13:26
Xavi dhe gazetarja

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka qenë shumë i tensionuar në suksesin e vuajtur 1-2 në ishujt Kanarie përballë Las Palmasit.

Një gol në limite me 11-metërsh nga Gyndoan i dha fitoren ekipit të tij.

Por trajneri ka qenë plot nerva gjatë ndeshjes dhe pas saj. Gjatë ndeshjes ai është kapur me gjyqtarin e takimit Gonzalez Fuentes, ndërkohë që pas takimit në konferencën për shtyp është bezdisur nga ngacmimet e gazetarëve.

Në një moment të takimit, pas një faulli të Serxhi Robertos, Xavi ka protestuar ashpër ndaj gjyqtarit, duke përmendur dhe fjalë jo fort të këndshme. Kjo i ka kushtuar kartonin e verdhë me Gonzalez Fuentes që e ka paralajmëruar se do ta dërgonte në tribunë.

Por Xavi nuk është mjaftuar me kaq.

Kamerat e televizionit “Movistar +” kanë fiksuar një fragment kur tekniku i Barcelonës, me gjeste e fjalë, ofendon gjyqtarin e takimit. “Je veçse një i pafytyrë” i është drejtuar Ksavi gjyqtarit, por që nuk ëhstë vënë re nga zyrtari i ndeshjes. Pas takimit, Xavi është munduar ta justifikojë acarimin e tij, duke u mjaftuar me faktin se gjithçka ishte në nerva e sipër.

Por “spektaklin” e tij, trajneri i Barcelonës e ka vijuar dhe pas takimit në konferencën për  shtyp. Ai u mërzit me një pyetje nga Helena Kondis, një gazetare e “Cadena COPE”.

Ajo e ngacmoi Ksavin se çfarë do të kishte ndodhur në rast të një humbje në Kanarie. Përgjigja e Xavit nuk ka vonuar.

“Nëse do të ishim mundur dhe diferenca do të shkonte 10 pikë, La Liga do të ishte më e vështirë, sigurisht… Por ju gjithmonë bëni supozime në mënyrë negative. Më bën të qesh…”, iu përgjigj Ksavi Hernández pyetjes së Helena Kondis, duke buzëqeshur me ironi. Kjo nuk është hera e parë që Ksavi polemizon me gazetarët pas një ndeshje të Barcelonës në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat