Brazili ëndërron Mourinho

Futboll

Brazili ëndërron Mourinho

Më: 6 janar 2024 Në ora: 15:29
Mourinho

Brazili ëndërron Mourinho!

Kombëtarja e Brazilit, për një kohë të gjatë, ishte e bindur se Ancelotti do të ishte trajneri i tyre i ri pas përfundimit të sezonit.

Gjithçka ndodhi ndryshe, pasi para pak ditësh trajneri italian rinovoi kontratën e tij me Real Madrid dhe u shpreh se gjithmonë ka dëshiruar të qëndronte te “Los Blancos”.

Tashmë, sipas “Corriere dello Sport”, ëndrra e Brazilit mbetet Jose Mourinho, edhe pse tekniku portugez ka deklaruar se dëshiron qëndrimin te Roma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat