​Muslija afër kalimit te skuadra e njohur gjermane

Futboll

​Muslija afër kalimit te skuadra e njohur gjermane

Më: 6 janar 2024 Në ora: 15:53
Florent Muslija

Mesfushori kosovar, Florent Muslija është shumë afër transferimit te skuadra gjermane, SC Freiburg, bën të ditur gazetari gjerman Florian Plettenberg.

Freiburgu është në bisedime të vazhdueshme me skuadrën e Paderbornit për ta finalizuar marrëveshjen për Muslijën këtë janar.

Transferimi i yllit kosovar te Freiburgu do të jetë marrëveshje e përhershme.

Kushtet personale nuk do të jenë problem pasi që 25 vjeçari dëshiron me çdo kusht t’i bashkohet Freiburgut tani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat