Lecce e Ramadanit në avantazh

Futboll

Lecce e Ramadanit në avantazh

Më: 6 janar 2024 Në ora: 19:06
Lecce

Lecce po përballet me Cagliarin në “Via del Mare”, në një duel direkt për mbijetesën.

Ylber Ramadani e ka nisur si titullar për vendasit, ndërkohë që në stol ndodhet Medon Berisha, kapiteni i Shqipërisë U21.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Leccen.

Ndeshja ishte tepër e luftuar, por golin e gjeti Valentin Gendrey pas gjysmë ore lojë.

Francezi shfrytëzoi një krosim të Remi Oudin, francezi tjetër i Lecces, dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë. Duke nisur festën e tifozëve të pranishëm në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat