Pas Sanchos, nga Manchester United do të largohet edhe ylli tjetër i skuadrës

Futboll

Pas Sanchos, nga Manchester United do të largohet edhe ylli tjetër i skuadrës

Më: 7 janar 2024 Në ora: 09:00
Manchester United

Talenti i Manchester United, Facundo Pellistri, mund të largohet nga klubi dhe t’i bashkohet Villarrealit, pasi Erik Ten Hag aprovoi largimin e tij.

Ten Hag raportohet se i ka dhënë lejen të riut që të kërkojë një klub të ri në afatin kalimtar të janarit dhe klubi më i interesuar për shërbimet e tij është Villarreali, ka raportuar The Sun.

Pellistri i cili paraprakisht kishe luajtur dy herë në formë huazimi tek Alaves, nuk ka arritur asnjëherë që të gjejë hapësirë në formacionin startues tek United, që prej se iu bashkua atyre në vitin 2020 për 9 milionë euro.

Në sezonin aktual, uruguaiani është paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat, duke luajtur gjithsej 363 minuta në fushë.

“Nëndetësja e Verdhë” janë të gatshëm që të blejnë përfundimisht kartonin e Pellistrit, por raporti shton se ata gjithashtu mund të nënshkruajnë me të fillimisht në formë huazimi, duke përfshirë edhe opsionin e blerjes për afatin kalimtar veror.

“Djajtë e Kuq” në anën tjetër synojnë që të rikuperojnë shumën që shpenzuan për ta blerë Pellistrin rreth katër vite më parë.

Manchester United do të luajnë ndeshjen e parë të vitit 2024 të hënën, ku do të përballen në udhëtim me Wigan Athletic, në kuadër të raundit të tretë të FA Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat