Gazetari italian këshillon Ranierin

Futboll

Gazetari italian këshillon Ranierin

Më: 7 janar 2024 Në ora: 11:59
Pamje nga një ndeshje

Klaudio Ranieri po kalon ndoshta aventurën e ti të fundit si trajner në futbollin profesionist në drejtimin e Kaljarit. Trajneri 72-vjeçar mori skuadrën në Serinë B dhe e ktheu në A, ndërsa tani po përpiqet që ta mbajë në elitën e futbolli italian.

Një detyrë e vështirë, teksa skuadra ka qenë shpesh në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe pritet që të bëjë ndërhyrje në merkato në janar. Dhe sipas gazetarit të njohur italian, Paolo Esposito, emri që i nevojitet mbi të gjitha Kaljarit, është ai i Etrit Berishës.

Ky i fundit nuk është më titullar te Empoli dhe sipas tij, klubi sard duhet të bëjë menjëherë një hap për të siguruar portierin e Kombëtares shqiptare,

“Sipas këndvështrimit tim edhe Skufet nuk ofron garanci të mëdha duke pasur parasysh pritshmërinë që kishte në fillimin e karrierës dhe nuk e përmbushi.

Po të isha unë drejtori sportiv, duke parë edhe kthimin e Kaprile te Empoli, do të mundohesha të merrja Berishën. Ai është një portier i mirë me eksperiencë, i cili mund t’u sillte kuqebluve ato 7-8 pikë më shumë që duhen për të arritur mbijetesën.

Ndoshta duke propozuar një shkëmbim huazimesh pikërisht me Radunoviç”, theksoi gazetari italian duke dhënë këtë propozim për merkaton e Kaljarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat