Kapitenët kuqezi që u martuan me të huaja dhe kapitenët që janë martuar me shqiptare

Futboll

Kapitenët kuqezi që u martuan me të huaja dhe kapitenët që janë martuar me shqiptare

Më: 7 janar 2024 Në ora: 14:57
Gjimshiti me bashkëshorte dhe 4 të tjerët

Pas një burri të suksesshëm, qëndron gjithmonë një grua e fortë.

Për liderët e Kombëtares ka qëlluar që partneret të mos jenë shqiptare.

Kjo padyshim që ka një përqindje rastësie në brendësi, por nuk mund të mohojmë faktin se gratë e këtyre futbollistëve kanë ndihmuar në prapaskenë për sukseset e tyre. Kombëtarja është krenaria e Shqipërisë.

Kështu ka qenë ndër dekada dhe mbetet e tillë edhe tani. Interesante është që pas rënies së komunizmit, disa prej kapitenëve kuqezi, janë martuar me vajza të huaja dhe kanë ndërtuar familje.

Nga Rudi Vata deri te Berat Gjimshiti, janë 5 kapitenë të përfaqësueses tonë që bashkëshortet nuk i kanë shqiptare, pa lënë pas edhe Igli Taren, Altin Lalën dhe Lorik Canën.

A ka ndryshuar gjë kjo? Zero. Ata kanë qenë lider të padiskutueshëm, njerëz që kanë sakrifikuar në fushën e lojës dhe që e kanë nderuar emrin e Shqipërisë në skenën europiane. Tjetër gjë se jashtë fushës, zemrën e kanë ndarë më dysh: nga njëra anë ngjyrat kuqezi dhe nga ana tjetër dashuria për një “të huaj”, shkruan "Panoramasport".

Nuk janë të vetmit, sepse edhe ikona të futbollit europian kanë pasur të njëjtin fat. Mjafton të përmendim kapitenin legjendar të Milanit dhe të Italisë, Paolo Maldini, i martuar me venezuelianen Adriana Fossa. Dashuria nuk njeh kufij. Dhe kjo vlen edhe për djemtë tanë. Një pjesë janë të rritur jashtë që të vegjël, të tjerët kanë shkuar atje që në moshë të re.

BERAT GJIMSHITI DHE ALISA

Nëse do nisim nga kapiteni aktual i ekipit kombëtar Berat Gjimshiti. Shtatlarti 30-vjeçar ndan jetën e tij me Alisa Milenkoviç, modelen serbe, që tashmë ka edhe dy fëmijë me Gjimshitin, një djalë dhe një vajzë. Lidhja e tyre bëri shumë bujë vite më parë.

LORIK CANA DHE MONIKA

Lorik Cana është një tjetër kapiten i Kombëtares shqiptare, i cili është i martuar me Monika Erkolin. Me italianen, Cana u kurorëzua në korrik të vitit 2014. Ata kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë dhe aktualisht jetojnë midis Romës dhe Tiranës.

ALTIN LALA DHE VITORIA

Nëse do të kthehemi disa vite më pas, kemi Altin Lalën, mesfushorin që mbajti për shumë ndeshje edhe shiritin e kapitenit në ekipin përfaqësues. Lala edhe pse luajti për shumë vite në Gjermani, bashkëshortja e tij është italiane dhe quhet Vitoria. Ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

IGLI TARE DHE SANDRA

Igli Tare, një tjetër kapiten i Shqipërisë i cili është i martuar me një partnere të huaj, Sandra, gjermane, dikur gruaja e ish-drejtorit të Lacios. Ata kanë dy djem, të quajtur Liam dhe Etien, ky i fundit po ashtu është futbollist.

RUDI VATA DHE ANA

Ish-kapiteni i fundviteve 90′, Rudi Vata është i martuar me Ana Fransis e cila është skocezo-irlandeze. Bashkë kanë edhe dy djem, Ruan dhe Roko, i cili është gjithashtu një futbollist shumë i talentuar.

Kapitenët e Kombëtares që janë martuar me shqiptare

Ndër vite në ekipin kombëtar e kanë mbajtur shiritin edhe lojtarë si Elseid Hysaj, Ansi Agolli apo Ervin Skela, të cilët janë të martuar me partnere shqiptare.

Hysaj i cili jeton në Romë dhe luan për Lacion është i martuar me Fiorenza Lekstakaj, prindër edhe të dy fëmijëve.

Po ashtu edhe Ansi Agolli që aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkëshortja e të cilit është nga Tirana dhe quhet Rea. Në vitin 2018, ish-kapiteni i Kombëtares është bërë babai i një djali.

Nëse shkojmë edhe më mbrapa, kemi Ervin Skelën, që gjithashtu është i martuar me një shqiptare. Mariola quhet bashkëshortja e mesfushorit i cili jeton në Frankfurt.

Foto Strakosha, babai i Tomas Strakoshës ka mbajtur shiritin në ekipin kombëtar dhe bashkëshortja e tij është shqiptare dhe quhet Adelina.

Bogdani, Haxhi dhe Kapllani i kanë partneret e huaja

Shumë futbollistë që kanë përfaqësuar ekipin kombëtar ndër vite kanë kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tyre jashtë Shqipërisë, kështu kanë pasur mundësinë që edhe partneret e tyre t’i kenë njohur në vendet ku kanë luajtur dhe jetuar.

Përveç disa ish-kapitenëve që janë me bashkëshorte të huaja, gjithashtu edhe Erjon Bogdani është i martuar me italiane, Edmond Kapllani e ka gruan gjermane, Edvin Murati franceze, Altin Haxhi bullgare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat