Bela, shkëlqen në testime te klubi kroat

Futboll

Bela, shkëlqen në testime te klubi kroat

Më: 7 janar 2024 Në ora: 20:21
Kadir Bela

Futbollistët e talentuar shqiptarë vazhdojnë të jenë në fokusin e klubeve europiane.

Kësaj radhe fjala është për futbollistin e akademisë së FC Shkupi, Kadir Bela, që ka ngjallur interesim edhe skuadra kroate.

I riu nga Shkupi tash e disa ditë është në Kroaci, tek skuadra e NK Sesvete ku është duke u testuar.

Ai luan në pozitën e anësorit, mesfushorit dhe sulmuesit. Me paraqitjet e Belës janë ndarë të kënaqur drejtuesit e NK Sesvete, por edhe 19 vjecari është i kënaqur nga pritja që ia kanë bërë.

Menaxherët e Belës tashmë janë në negociata me NK Sesvete, por ende nuk ka dicka zyrtare rreth angazhimit të tij të ri. Në ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që Bela të transferohet në ndonjë klub tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat