Guardiola “përulet” para Viallit

Futboll

Guardiola “përulet” para Viallit

Më: 9 janar 2024 Në ora: 13:25
Guardiola

“Kur ishim të rinj u takuam në finalen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Sampdorias. Për fat të mirë, Zubizarreta bëri pritje të shkëlqyera dhe ne fituam trofeun. Pastaj e gjetëm veten duke luajtur golf në fondacionin e tij.

Kemi kaluar momente shumë të bukura bashkë. Në atë finale, trajneri i Barçës kishte të drejtë që më largoi…” – thotë me shaka Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, i cili foli me video-call me rastin e ngjarjes  “Unë quhem Luca. Baladë për Viallin”, mbajtur në Genoa.

– Ai ishte një qendërsulmues tipik italian, gjithmonë e kam admiruar se si e bënte edhe fazën e mbrojtjes.

Kam admiruar kampionë si Baggio, Totti, Del Piero, por Luca ishte vërtet i aftë të prodhonte futboll.

Forca e futbollit italian ka qenë gjithmonë mbrojtja e mirë. Pastaj, duke pasur këta kampionë përpara si Vialli, ishit të aftë për të fituar ndeshje me lojëra të jashtëzakonshme”, – shtoi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat