Rekordet dhe statistikat e Franc Bekenbauer

Futboll

Rekordet dhe statistikat e Franc Bekenbauer

Më: 9 janar 2024 Në ora: 14:33
Franc Bekenbauer

Në Gjermani janë të bindur se nuk do të kthehet më kurrë një lojtar si Franc Bekenbauer.

Trashëgimia e tij në fushë dhe jashtë saj është e madhe. Për atë çfarë ka arritur brenda katërkëndëshit të blertë numrat shpjegojnë qartë se përse Bekenmbauer është “nderuar” me titullin Perandor.

Tri herë Champions – Koleksioni i trofeve është i madh. Si lojtar Bekenbauer fitoi Bundesligën plot katër herë (1969, 1972, 1973 dhe 1974) ndërsa po kaq triumfe numëron edhe në Kupën e Gjermanisë (1966, 1967, 1969 dhe 1971).

Ai ka bërë historinë me Bajernin në Kupën e Europës (Champions-i i sotëm) duke e fituar tri herë radhazi (1974, 1975 dhe 1976). Në 1976-ën fitoi edhe Kupën Interkontinentale. 

Ndërsa në 1972-in, Bekenbauer udhëhoqi Gjermaninë drejt triumfit në Europian. Dy vite më pas do të bënte të njëjtën gjë në Botërorin e organizuar në Gjermani. Sa i përket titujve personal ai është shpallur katër herë fitues i çmimit “Lojtari i Vitit” ndërsa ka ftuar dy herë “Topin e Artë”. 

Trofetë si lojtar – Me Bekenbauerin në ekip, Bajerni u bë skuadra e parë në historinë e Bundesligës, e cila triumfonte në kampionat për tri edicione me radhë (1972-74).  

Trofetë si trajner – “Perandori” i futbollit ka lënë shenjë edhe pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur. Ai priu Bajernin drejt tirumfit në Bundesligë në 1994 ndërsda dy vite më pas do të bënte të njëjtën gjë edhe në Kupën UEFA. Ai ishte një nga tetë sportistët, të cilët kanë fituar Bundesligën si lojtar dhe si trajner. Emri i Bekenbauer ndodhet përkrah Helmut Bentaus (1984 me Shtutgartin), Jup Hejnkes (herën e parë me Bajernin në 1989), Matias Zamer (2002 me Borusia Dortmund), Tomas Shaft (2004 me Verder Bremen), Feliks Magat (për herë të parë me  Bajernin në 2005), Niko Kovaç (2019 me Bajern) dhe Hansi Flik (2020 me Bajernin).

Triumfet në Botërorë – Një tjetër kapitull të lavdishëm Bekenbauer e kanë shkruar edhe në Kupat e Botës. Fitoi me Gjermaninë si lojtar në 1974-ën ndërsa në 1990 udhëhoqi ekipin ta fitonte trofeun si trajner. Madje vetëm pasi fitoi Kupën e Botës si trajner në Italia ’90, Federata Gjermane e Futbollit i dha edhe liçencën e trajnerit. Bekenbauer së bashku me Mario Zagallo (1958, 1962 dhe 1970) dhe Didier Deshamp (1998 dhe 2018) janë të vetmit, të cilët kanë fituar këtë trofe si lojtar dhe trajner.

Ekspert finalesh – Bekenbauer me Gjermaninë ka arritur edhe finalen e Kupës së Botës “Meksikë 1986”. Në atë finale e mundi Argjentina e Maradonës, por trashëgimia e tij mbetet pasi ai së bashku me Vitorio Poco (1934 dhe 1938), Helmut Shën (1966 dhe 1974), Karlos Bilardo (1986 dhe 1990), Zagallo (1970 dhe 1998) dhe Deshamps (2018 dhe 2022) është mes komisarëve teknikë, të cilët kanë shkuar dy herë në finale.

Bekenbauer dhe Zagallo – Bekenbauer dhe Zagallo janë të vetmit, të cilët numërojnë katër prezenca në finalet e Kupës së Botës. Bekenbauer dy i ka luajtur si lojtar (1966 dhe 1974) ndërsa dy të tjera (1986 dhe 1990) si trajner. Ndërsa braziliani dy finalet si lojtar i ka luajtur më 1958 dhe 1962. Zagallo ka qenë i pranishëm edhe në tre finale të tjera. Në dy prej tyre (1970 dhe 1998) si trajner ndërsa në 1994 si asistent i Pereirës.

Europiani i vetëm – Bekenbauer është lojtari i vetëm europian, i cili numëron dy pjesëmarrje në finalet e Kupës së Europës dhe dy të tjera në finalet e Kupës së Botës.

Fillimet me Gjermaninë – Bekenbauer debutoi me Gjermaninë në moshën 20-vjeçare në një ndeshje përballë Suedisë. Takimi i vlefshëm për Eliminatoret e Botërorit “Angli 1966” u mbajt më 26 shtator të 1965-ës. Përpara se të debutonte me Gjermaninë ai kishte luajtur vetëm 6 ndeshje me Bajernin. Gati gjashtë vite më pas Bekenbauer “priu” për herë të parë Gjermaninë si kapiten në një ndeshje përballë Turqisë në prill të 1971-t.

Si mbaroi – Më 26 nëntor të 1973-t kundër Spanjës, Bekenbauer fitoi ndeshjen e 73-të me Gjermaninë duke kaluar kështu Uve Zelerin, i cili ishte lojtari më më shumë prezenca në kombëtare. Ai mbylli historinë me kombëtaren pas 1-3 takimesh. Këtë rekord e mbajti deri në nëntor të 1993-t pasi e kaloi Lotar Mateus, i cili ka luajtur plot 150 ndeshje me katër herë kampionët e botës.

Kampion në Nju Jork – Gjatë periudhës në Nju Jork ai fitoi përkrah Pele me ekipin e Cosmos tri herë NASL (1977, 1978 dhe 1980). Ndeshja e fundit e tij zyrtare ka qenë ajo e 12 shtatorit në 1983. Një ditë pasi mbushi 38 vjeç ai humbi me Cosmos çerekfinalet e NASL përballë Le Manic të Montreal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat