Tottenhami befason Bayernin

Futboll

Tottenhami befason Bayernin

Më: 9 janar 2024 Në ora: 14:56
Radu Dragusin

Radu Dragusin nuk do të transferohet te Bayerni siç ishte përfolur në orët e fundit.

Mbrojtësi i talentuar rumun, i cili ka shkëlqyer te Genoa gjatë fazës së parë të kampionatit italian, është pranë firmës me londinezët e Tottenham, që duket se kanë fituar garën me disa klube për shërbimet e tij.

Bayerni, Milani dhe Napoli ishin tre nga shumë klubet e interesuara për kartonin e rumunit, megjithatë në fund ka qenë Tottenhami që ka bindur gjenovezët, duke ofruar 25 milionë euro menjëherë dhe 5 milionë euro të tjera në formë bonusi.

Mbrojtësi pritet të fluturojë në Londër brenda javës, për të kryer testet mjekësore dhe firmosur deri në 2028-ën me klubin e Tottenhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat