Alexander-Arnold e tronditë Liverpoolin

Futboll

Alexander-Arnold e tronditë Liverpoolin

Më: 9 janar 2024 Në ora: 16:42
Trent Alexander-Arnold

Skuadra e Liverpoolit ka marr një lajmë të keq gjatë ditës së sotme.

Një nga lojtarët kryesor të tyre është lënduar.

Bëhet fjalë për Trent Alexander-Arnold, i cili do të jetë jashtë fushave për disa javë për shkak të një lëndimi në gjurin e tij.

Lajmin e ka konfirmuar asistenti i Jurgen Kloppit, Pepijn Lijnders.

“Trent e ka stërzgjatur gjurin e tij gjatë ndeshjes së fundit dhe kjo nuk është lajm i mirë.

Ai ka një të çarë të vogël në ligamentin e tij të gjurit dhe atij do t’i duhet kohë për tu rikuperuar.

Ai kreu testet mjekësore dhe do të mungojë për disa javë, kështu që të shohim se çdo të bëhet”, tha Ljinders.

Zëvendës-kapiteni i Liverpoolit pësoi një lëndim gjatë fitores 2:0 në vikend kundër Arsenalit në FA Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat