​Dy supersfida sot në Kupën e Italisë

Futboll

​Dy supersfida sot në Kupën e Italisë

Më: 10 janar 2024 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Kompeticioni i Kupës së Italisë sjellë sot dy ballafaqime tejet interesante në fazën çerekfinale të saj.

Me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Olimpico” do të zhvillohet derbi romak ndërmjet Lazios dhe Romës. Të dy këto skuadra e synojnë këtë trofe dhe duan fitore sonte për të kaluar në gjysmëfinale.

Ballafaqimi tjetër, po aq interesant zhvillohet në “San Siro” nga ora 21:00 ndërmjet Milanos dhe Atalantës.

Të dy këto skuadra janë duke kaluar nëpër një formë të mirë të rezultateve në xhirot ë fundit në kampionat, andaj pritet një sfidë tejet e fortë ndërmjet tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat