Skuadra e Bayern gati për të mbyllur dy marrëveshjet e tjera

Futboll

Skuadra e Bayern gati për të mbyllur dy marrëveshjet e tjera

Më: 10 janar 2024 Në ora: 12:27
Stadiumi i Bayernit

Pas dështoi të sjellë në Mynih rumunin Radu Dragusin skuadra e Bayern ka hedhur sytë nga të tjerë objektiva për merkaton e janarit.

Sipas “Sky Sports”, objektivat e kampionëve të Gjermanisë janë dy: Nordi Mukiele që luan me PSG dhe Eric Dier që luan me Tottenham.

Mukiele, 26 vjeç, është një mbrojtës qëndre dhe krahu (i djathtë), që është në sezonin e tij të dytë me PSG. Këtë sezon ka luajtur shumë pak (7 ndeshje në Ligue 1), ndaj largimi në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit është i mundur.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2027 me PSG dhe kushton 10-12 milionë euro. Ndërsa transferimi i Eric Dier duket më i lehtë, pasi kontrata e anglezit me Spurs skadon në fund të këtij sezoni.

Tottenham kërkon të arkëtojë diçka, ndaj ky transferim mund të mbyllet për më pak se 10 milionë euro.

Një mbrojtës me përvojë në Premier League, por që ka humbur hierarkinë pas ardhjes së trajnerit të ri,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat