Bashkimi Europian kundër Superligës

Futboll

Bashkimi Europian kundër Superligës

Më: 10 janar 2024 Në ora: 14:22
Perez e Laporta

Edhe Bashkimi Europian është kundër Superligës Europiane.

Të paktën këtë lë të kuptohet në deklaratën e tij të fundit zv. presidenti i Komisionit të Bashkimit Europian, Margaritis Schinas, i cili rreshtohet përkrah UEFA-s.

“Impenjimi ynë në drejtim të modelit sportiv europian, është i palëkundur dhe i pakushtëzuar. Natyrisht që ka një element komercial në sport dhe në futboll, por modeli sportiv europian u përket të gjithëve.

Do të vazhdoj të mbroj këtë ide të një modeli sportiv europian gjithëpërfshirës.

Dhe jam shumë i kënaqur nga fakti që nuk jam i vetmi. Shtetet tona anëtare, Parlamenti Europian, tifozët, të gjithë ndajnë këtë mënyrë për të parë sportin dhe futbollin në Europë“.

Ishte kjo përgjigja e zv. presidentit të Komisionit të Bashkimit Europian, i pyetur në lidhje me Superligën. Me Schinas që nuk harroi të saktësonte: “Sigurisht që nuk do të komentoj vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian në lidhje me Superligën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat