Pioli: Nuk ishte penallti!

Futboll

Pioli: Nuk ishte penallti!

Më: 11 janar 2024 Në ora: 11:29
Pioli

Rrugëtimi i Milanit në Kupën e Italisë përfundoi në çerekfinale. Kuqezinjtë u mposhtën 1-2 nga Atalanta në “San Siro”.

Goli i Leaos u përmbys nga dy realizimet e Koopmeiners, me mesfushorin holandez që të dytin e realizoi me penallti.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ndjen keqardhje për humbjen, teksa pas ndeshjes u shpreh se penalltia e Atalantës nuk ishte e tillë.

“Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, kaluam me meritë në avantazh. Më pas kryem një gabim të madh.

Sepse është e qartë që duhej të mbroheshim më mirë te goli i barazimit. Në pjesën e dytë vuajtëm më shumë.

Por, ndeshja ndryshoi falë një penalltie që nuk ishte penallti…

E kuptoj zemërimin e lojtarëve, por mund të reagonim më mirë. Nuk ishim të kthjellët“, u shpreh tekniku i Milanit.

Tani gjithë fokusi në kampion, me “Djallin” që të dielën pret Romën në “San Siro” (20:45, SS3).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat