Pozicioni i Pochettinos te Chelsea nuk është në rrezik

Futboll

Pozicioni i Pochettinos te Chelsea nuk është në rrezik

Më: 11 janar 2024 Në ora: 11:50
Pochettino

Chelsea pësoi një tjetër goditje të martën e kaluar kur humbi ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Ligës kundër Middlesborugh (0-1).

Ishte humbja e nëntë e bluve në një sezon që është shumë më poshtë se pritshmërive, duke marrë parasysh paratë e investuara gjatë vitit të fundit.

Pavarësisht se Chelsea është në vendin e 10-të në Premier League, kjo skuadër ka vetëm gjashtë pikë më pak se West Ham-i i vendit të 6-të dhe vazhdon garën në FA Cup, trofe që nëse fitohet i garanton pjesëmarrjen në Europa League.

Është e vërtetë që një nga objektivat e klubit për këtë sezon ishte kualifikimi në kompeticionet evropiane, por ky nuk është kriteri i vetëm që do të vlerësojë ecurinë e Pochettinos.

Në vitin 2023, Chelsea investoi afër 800 milionë euro për blerjen e lojtarëve, duke shpresuar se kjo do të mjaftonte për të konfirmuar rikthimin e klubit në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, pronari i klubit, Todd Boehly, e di se krijimi i asaj pritshmërie ishte një gabim.

Kjo sepse, pavarësisht investimit të madh, skuadrës së Chelseat i mungon lidershipi (mbrojtësi 20-vjeçar, Levi Colëill, ishte kapiten i ekipit kundër Middlesbrough) dhe nuk ka një sulmues golashënues. Anësori Cole Palmer, me tetë gola në 21 ndeshje, është golashënuesi më i mirë i ekipit. Këto aspekte kanë dëmtuar performancën e ekipit.

Në 26 ndeshje këtë sezon, Chelsea ka 12 fitore, pesë barazime dhe nëntë humbje. Takimi i radhës do të jetë me Fulhamin e Marco Silvës, për javën e 21-të të Premier League-s, të shtunën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat