Ahmataj në prag të sfidës me Dinamon: Ndeshje e vështirë

Futboll

Ahmataj në prag të sfidës me Dinamon: Ndeshje e vështirë

Më: 11 janar 2024 Në ora: 13:38
Ahmataj

Tirana do të luajë ditën e nesërme ndaj Dinamos, sfidë e vlefshme për javën e 19-të të Superiires. Ky takim do të startojë nëorën 17:00 dhe do të zhvillohet në “Niko Dovana”.

Një ndeshje ku bardheblutë do të kërkojnë fitoren për të nisur vitin 2024 me këmbë të mbarë.

Për të analizuar këtë duel ka folur Julian Ahmataj. Trajneri i bardhebluve ka theksuar se do të jetë një sfidë interesante dhe shumë e luftuar, por janë të bindur se Tirana do të sigurojë fitoren.

“Si fillim dua të përshëndes të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë për 2024-ën por edhe komunitetin e futbollit dhe ne veçanti komunitetin bardheblu dhe të jetë një vit i mbarë dhe i begatë për familjet e tyre. Gjithmonë karakteristikë e Tiranës ka qenë që duhet të përshtatet shumë shpejt me ambientet e ndryshme dhe në fusha të vështira dhe kjo duhet të jetë prezent edhe kësaj here.

Tirana ka pasur organikë të plotë, por për shkak të dëmtimesh ka qenë organikë e cunguar në fund të kampionatit. Me kthimin e disa lojtarëve themi që mund të jemi plotësuar, por gjithmonë skuadra ka nevojë për përforcime gjë që ne po shohim mundësitë që janë pasi në merkaton e janarit nuk ka shumë mundësi.

 Momentalisht të gjithë janë stërvitur shumë mirë dhe kemi bërë një periudhë të shkurtër me ritëm të lartë dhe mendojmë që do jemi në maksimumin tonë në fillimin e ndeshjes.

Ne duhet të jemi të përqëndruar pasi çdo ndeshje ka vështirësinë e saj, luhet për 3 pikë dhe duhet të jemi përqëndruar që ta marrim dhe të ruajmë vazhdimësinë.

Ana psikologjike është një armë plus, Tirana duhet të luftojë dhe sakrifikojë për të marrë rezultatin dhe të bëjë maksimumin. Çdo skuadër ka nevojë për përmirësim, nëse ka prurje të mirë e mirëpresim”, ka theksuar timonieri i bardhebluve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat