Shet Paulauskas për 300 mijë euro

Futboll

Shet Paulauskas për 300 mijë euro

Më: 11 janar 2024 Në ora: 13:55
Paulauskas

Egnatia godet sërish në merkato, si në dalje, ashtu edhe në hyrje.

Pasi shitën Isgandarlin në Turqi për 150 mijë euro, klubi rrogozhinas përfiton edhe 300 mijë euro të tjerë nga transferimi i Paulauskas në Ukrainë, madje duke mbajtur edhe 10% të kartonit të tij.

Menjëherë është prezantuar blerja e re. Jurguens Montenegro është sulmuesi më i ri i Egnatias.

fuAi vjen nga Kosta Rika dhe ka firmosur një kontratë afatgjatë.

23-vjeçari pritet të mbulojë boshllëkun në vijën e parë, duke vazhduar traditën e shënuesve që ka pasur Egnatia dy vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat