Buchanan kryen stërvitjen e parë me Interin

Futboll

Buchanan kryen stërvitjen e parë me Interin

Më: 11 janar 2024 Në ora: 15:30
Buchanan

Buchanan kryen stërvitjen e parë me Interin!

Te Interi ka nisur numërimi mbrapsht për grumbullimin e parë të Tajon Buchanan, përforcimi i merkatos së dimirit për të kompesuar të dëmtuarin Cuadrado.

Anësori kanadez, i cili fluturoi në Bruksel të martën për të marrë një leje qëndrimi për punë, thelbësore për të përfunduar regjistrimin e tij në Federatën Italiane, u kthye në Itali dhe më pas shkoi në stërvitje në Appiano Gentile në mëngjes me pjesën tjetër të grupit në prag të ndeshjes të së shtunës mbrëma në Monza ndaj skuadrës së Palladino.

Nëse ai është gati fizikisht, Buchanan do të përfshihet në listën e lojtarëve të Inzaghit të cilët do të sfidojnë Monzën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat