Mourinho: Vendosi derbin duke e parë penalltinë nga Milano apo Firence, nuk e di ku ndodhej

Futboll

Mourinho: Vendosi derbin duke e parë penalltinë nga Milano apo Firence, nuk e di ku ndodhej

Më: 11 janar 2024 Në ora: 16:13
Mourinho

Roma i dha fund lamtumirë Kupës së Italisë pasi është mposhtur mbrëmjen e së mërkurës nga Lazio me shifrat minimale. Autori i golit ishte Zaçagni me 11 metërsh.

Pas përfundimit të ndeshjes, Mourinho duke i inatosur me gjyqtarët, edhe pse skuadra e tij prodhoi shumë pak raste për të shënuar.

“Pësojmë një gol që në këto ndeshje, kush shënon i pari është shumë e rëndësishme, janë ndeshje të ekuilibruara.

Nuk dua të them që nuk ishte penallti, dua të them se është një penallti e futbollit modern dhe është më keq se 10-20 vite më parë.

Ai aksion jashtë zonës nuk është as faull, aty ku është dënimi maksimal, gjyqtari thotë nuk është penallti.

Pastaj Irrati në VAR, që është në Milano a në Firence, nuk e di se ku, vendos ai që është penallti dhe e vendos ai derbin, vendos një çerekfinale të Kupës së Italisë”, është shprehur ndër të tjera tekniku portugez i Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat