Abdullahu merr drejtimin e kadetëve të Ferizajt e Sadriu të juniorëve  

Futboll

Abdullahu merr drejtimin e kadetëve të Ferizajt e Sadriu të juniorëve  

Nga: K. G. Më: 11 janar 2024 Në ora: 18:32
Sadriu e Abdullahu

Ferizajt po synon që të jetë më i organizuar në çdo kategori.

Ferizaj ka emëruar trajner të kadetëve Lirak Abdullahu dhe të Juniorëve Fitim Sadriu.  

“Në vazhdën e reformave të nisura në Shkollën e Futbollit, FC Ferizaj njofton se sot ka emëruar për trajner të kadetëve U17, Lirak Abdullahun. 

Udhëheqësi i ri i kadetëve të cilët garojnë në nivelin më të lartë të garave, atë të Superligës së Kosovës, Lirak Abdullahu ka të përfunduar masterin në Edukatë Fizike, posedon licensën UEFA C dhe ka përvojë 4-vjeçare si trajner.

FC Ferizaj ju informon se pas ndryshimeve në kategoritë e reja, trajner i ri për grupmoshën e juniorëve U19 është caktuar Fitim Sadriu.

Trajneri tashmë i emëruar së fundmi ka qenë i angazhuar në kategorinë e pionerëve, me që rast për shumë vite ka dëshmuar angazhim e seriozitet në punë”, njofton mes të tjera FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat