Bayerni përball një sfide të vështirë sot

Futboll

Bayerni përball një sfide të vështirë sot

Më: 12 janar 2024 Në ora: 10:16
Gjiganti bavarez do të ballafaqohet me Hoffenheimin

Bayerni i Mynihut do të ketë sot një sfidë mjaftë të vështirë në kuadër të xhiros së 17 në Bundesligë.

Gjiganti bavarez do të ballafaqohet me Hoffenheimin, skuadër kjo mjaftë e papërshtatshme në futbollin gjerman.

Skuadrës së trajneri Thomas Tuchel i duhen tri pikët e plota për ta mbajtur hapin me liderin e tabelës, Bayer Leverkusen, skuadër në të cilën luan Granit Xhaka dhe që ende nuk di për humbje në këtë edicion.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” me fillim nga ora 20:30 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Bayern Mynih: Neuer, Laimer, de Ligt, Upamecano, Davies, Kimmich, Goretzka, Müller, Musiala, Sané, Kane.

Hoffeinheim: Baumann; Kabak, Brooks, Vogt; Stach; Kaderabek, Bulter, Promer, Skov; Bebou, Kramaric.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat