Ja pse mungoi sulmuesi i Kombëtares kundër Juventusit!

Futboll

Ja pse mungoi sulmuesi i Kombëtares kundër Juventusit!

Më: 12 janar 2024 Në ora: 12:57
Çuni

Ja pse mungoi sulmuesi i Kombëtares kundër Juventusit!

Për ndeshjen mes Juves dhe Frozinones, trajneri Euzebio Di Françesko ka grumbulluar 23 lojtarë mes të cilëve spikati mungesa e Marvin Çunit që për shumë media parashikohej si titullar për çerekfinalen e fundit të Kupës së Italisë që u luajt mbrëmë në “Allianz Stadium”.

Përveç shqiptarit, në minutat e fundit u dorëzohen edhe Ojono me Baez, teksa mungonin gjithashtu “pacientët” afatgjatë si shqiptari tjetër Serxho Kalaj dhe Markixa.

Duke u rikthyer te Çuni, kujtojmë se në sezonin aktual ka shënuar një gol e ka dhënë një asist në 14 prezenca mes Serisë A dhe Kupës së Italisë, teksa në dy ndeshjet e fundit ndaj Lacios dhe Monzës ka luajtur përkatësisht një dhe pesë minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat