Real Madrid dhe Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës

Futboll

Real Madrid dhe Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës

Më: 12 janar 2024 Në ora: 14:38
Pamje nga një ndeshje

Parashikimet janë përmbushur, në finalen e Superkupës së Spanjës do të kemi një “El Clasico”.

Barça ka mundur Osasunën dhe për herë të nëntë dy skuadrat do të përballen mes tyre në finalen e këtij kompeticioni.

Bilanci anon dukshëm në favor të “los blancos” që kanë fituar 6 nga 8 finalet ndaj katalanasve në Superkupë.

Për më shumë kjo do të jetë finalja e dytë radhazi, pas asaj të vitit të kaluar zhvilluar po në Arabinë Saudite.

Vitin e kaluar ishte Barcelona që fitonte me shifrat 3-1, që ishte dhe trofeu i parë i fituar nga Ksavi që kur mori drejtimin e Barcelonës.

Për herë të parë dy ekipet janë përballur në Superkupë në sezonin 1988-1989 kur kompeticioni luhet me dy takime dhe me Realin që fitonte 3-2 me rezultat të përgjithshëm, teksa triumfonte 2-0 në Madrid dhe mundej 2-1 në Barcelonë.

Veç tetë finaleve, dy ekipet janë përballur edhe në gjysmëfinale, në vitin 2022 me Realin që fitonte 3-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat