Ultimatumin që Mbappé e mori nga nëna e tij

Futboll

Ultimatumin që Mbappé e mori nga nëna e tij

Më: 12 janar 2024 Në ora: 15:40
Mbappe

‘Inspired by KM’ është një shoqatë që synon të ndihmojë 98 fëmijë të përmbushin projektet e tyre të jetës.

Ky është një projekt i udhëhequr nga Kylian Mbappe, që sillet rreth katër vlerave themelore: mësoni, kuptoni, ndani dhe transmetoni. ‘IBKM’, nismë e cila do të prezantohet më 20 janar, bën bashkë 49 djem dhe 49 vajza, nga mosha 9 deri në 16 vjeç, nga të gjitha shtresat sociale.

Fayza Lamari, nëna e Mbappe, ka treguar se si nisi ‘Inspired by KM’, shoqatë në të cilën do të shkojnë një pjesë e mirë e të ardhurave të lojtarit të PSG. “I thashë: Unë nuk bëj asgjë nën 30%. Do të tërhiqem dhe do të bëj atë që bëjnë të gjithë të tjerët.

Do të shkoj me pushime në Maldive, por nuk do të punoj për ty”, – thotë Fayza, sipas një informacioni të ‘Le Parisien’, në një fragment që është bërë publik nga programi ‘Envoyé Spécial’, i cili do të transmetohet në ‘France 2’ të enjten e ardhshme, më 18 janar.

Nëna e Kylian tregon më shumë detaje rreth negociatave të veçanta që ka pasur me djalin e saj. “Fillimisht i thashë se do të ishte 50%, por ne folëm dhe ramë dakord për 30%”, – bën shaka ajo. E gjitha është për një kauzë të mirë. Në ‘IBKM’ ofrohen aktivitete të shumëllojshme dhe të larmishme për fëmijët: kurse gjuhësore, ekskursione kulturore dhe sportive… Të gjitha, natyrisht, mbikëqyren nga profesionistë.

Një tjetër fragment nga reportazhi ‘Envoyé Spécial’ që doli në dritë pak ditë më parë tregon një Mbappé më të afërt, një djalë të ri që ka arritur famë dhe ndonjëherë dëshiron vetëm të jetë një djalë normal. Kylian pranoi se kishte vite që nuk kishte shkuar në furrë për të blerë një bukë. “Unë do të paguaja shumë tani që të mund të bëj këto lloj gjërash, që nuk duken si asgjë për shumicën e njerëzve, – tha lojtari i PSG-së dhe vazhdoi: – Kam humbur spontanitetin e një qenie njerëzore”.

Përtej zakoneve të Kylian, ajo për të cilën të gjithë flasin është e ardhmja e tij. Kontrata aktuale i përfundon më 30 qershor dhe ai do të duhet të vendosë nëse do të rinovojë me PSG apo do të largohet në një klub tjetër.

“Nuk e kam marrë ende vendimin tim. Nuk kam zgjedhur. Me marrëveshjen që bëra me presidentin këtë verë, cilido qoftë vendimi im, arritëm t’i mbrojmë të gjitha palët, të ruajmë qetësinë e klubit për sfidat që do të vijnë, çka është e rëndësishme. Pjesa tjetër është dytësore”, – deklaroi Kylian pak ditë më parë.

Në lidhje me këtë, Nasser al Khelaifi, presidenti i PSG-së, shpjegoi dëshirën e tij për ta pasur Mbappe: “Është normale të pyesësh për të.

Për mua është më i miri në botë, kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Jo vetëm si lojtar, por edhe si person. Ai ka një marrëveshje me mua, siç ka thënë. Nuk ka negociata, por mendoj se është ende i ri, dëshiron të fitojë shumë trofe dhe shpresoj me ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat