Terracciano: Kam parë gjithmonë videot e atyre të dyve

Futboll

Terracciano: Kam parë gjithmonë videot e atyre të dyve

Më: 12 janar 2024 Në ora: 17:57
Terracciano

Filippo Terracciano, goditja e fundit e  Milanit në merkato, foli në konferencën për shtyp.

“Para se të filloja, doja të falënderoja Veronën, qytetin, tifozët, shokët e skuadrës dhe të gjithë trajnerët që kisha, në veçanti Juric të cilin do ta falënderoj përgjithmonë”.

– Ke luajtur 40 ndeshje në Serie A, pavarësisht moshës shumë të re.

“Po fitoj eksperiencë ndeshje pas ndeshje”.

– Cili është roli i preferuar?

“Nuk i kam dhënë kurrë rëndësi rolit, duhet të bëj më të mirën aty ku më vendos trajneri. Nuk e mendoj shumë”.

– Ke ndonjë model që të frymëzon?

“Maldini dhe Nesta. Gjithmonë i kam parë videot e tyre”.

– Pse zgjodhe Milanin? Keni folur me Ibrën?

“Sepse e pashë Milanin si mjedisin më të mirë për rritjen time. Këtu ka shumë personalitete të mëdha si Ibra. Unë gjithashtu mund të rritem shumë në nivel njerëzor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat