Neuer 500 ndeshje me bavarezët

Futboll

Neuer 500 ndeshje me bavarezët

Më: 13 janar 2024 Në ora: 12:39
Neuer e Tuchel

Manuel Neuer ia doli me sukses të përmbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme kuotën e 500 ndeshjeve me fanellën e Bajernit të Mynihut, e konkluduar ndaj Hofenhaimit në shtëpi.

Kjo e dhënë përfshin të gjithë prezencat e 37-vjeçarit me rekordmenët e Gjermanisë, duke nisur me Bundesligën, Ligën e Kampionëve, Kupën, Superkupën e Gjermanisë, Botërorin e klubeve, Superkupën e Europës.

Numri “1” në “Allianz Arena” zbarkoi te kampionët në vitin 2011 nga skuadra e Shalkes dhe prej asaj periudhe, ka fituar nga shumë “kolegë” dhe analistë të futbollit, të cilët e kanë konsideruar si portierin më të mirë në botë.

Me Bajernin, Nojeri ka marrë çdo trofe të mundshëm, ku së fundmi klubi i zgjati kontratën me një vit, e cila nënkupton se lamtumira me skuadrën më të titulluar në Gjermani po afron.

“Patëm disa elementë pozitiv në lojë, por nuk ishim aq të lirshëm sa duhej. Numri i goditjeve në kuadrat flet qartë se ekipi shtyn shumë mirë drejt sulmit, por konkretizimi duhet të jetë më efikas në sigurimin e fitores.

Nëse do të zgjedh mes performancave në stërvitje dhe kësaj ndaj Hofenhaimit, padyshim i qëndroj të parës.

Ndonjëherë ishim mirë taktikisht, ndonjëherë jo. Kemi ende punë për të bërë dhe jam i vetëdijshëm kur ekipi çalon në momente të caktuara”, e mbylli trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat