Ja si e parashikojnë qytetarët përballjen e Shqipërisë në ”grupin e ferrit”

Futboll

Ja si e parashikojnë qytetarët përballjen e Shqipërisë në ”grupin e ferrit”

Më: 13 janar 2024 Në ora: 13:43
Renditja

Pas kualifikimit në Europian ankthi i tifozëve është kalimi i grupit të parë që është konsideruar ”grup ferri” sa i përket skuadrave me të cilat Kombëtarja shqiptare do të përballet që në hapat e para të kampionatit.

Mes Spanjës, Italisë, Kroacisë qytetarët kanë dhënë mendimin e tyre për kë mendojnë si më të vështirë për t’u kaluar si skuadër në përballjet në grup.

Nga të dhënat e Barometrit rezulton se shumica ( 37,3 %) mendojnë që Spanja është skuadra më e vështirë.

29,4 % mendojnë se është Italia skuadra më e vështirë dhe vetëm 7,5% mendojnë që është Kroacia më e vështirë si skuadër për t’u përballur.

Qytetarët kanë bërë edhe një parashikim për renditjen e skuadrave pas përballjeve në grupin B ku ndodhet edhe Shqipëria.

Shumica prej tyre (33,3%) mendojnë që në vendin e parë do të jetë Spanja, 31,8 % mendojnë se në vendin e parë do renditet Italia, 9,5 për qind mendojnë që Shqipëria do renditet në vend të parë dhe 6,9 për qind mendojnë që Kroacia do renditet në vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat