Meliqi: Premtoj se do të jap gjithçka nga vetja 

Futboll

Meliqi: Premtoj se do të jap gjithçka nga vetja 

Më: 13 janar 2024 Në ora: 14:36
Meliqi

Mbrojtësi 18 vjeçar, Anes Meliqi, ka firmosur kontratë profesionale me Shkëndijen e Tetovës, duke u lidhur për 3.5 vitet e ardhshme.

“Kjo kontratë ka shumë domethënie për mua.

Ndjenja është e mrekullueshme.

Jam shumë i kënaqur sepse që kur isha fëmijë, e kam ëndërruar këtë moment.

Të them tani se jam një futbollist profesionist është një ëndërr e bërë realitet për mua dhe dua vetëm të falënderoj të gjithë stafin dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur.

Premtoj se do të jap gjithçka nga vetja për t’ua kthyer besimin me paraqitje në fushë”, tha Meliqi.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat