​Mourinho bën krahasime me Guardiolën, Klopp dhe Pochettinon

Futboll

​Mourinho bën krahasime me Guardiolën, Klopp dhe Pochettinon

Më: 13 janar 2024 Në ora: 15:10
Jose Mourinho

Jose Mourinho e ka konfirmuar se Paulo Dybala nuk do të luajë për Roman si titullar në derbin kundër Milanit në “San Siro” të dielën në mbrëmje.

Mourinho e konfirmoi se Dybala nuk do të jetë i gatshëm që nga minuta e parë, ndërsa theksoi edhe mungesën e alternativave për ta zëvendësuar yllin e “Giallorossëve”.

Gjatë konferencës për media, Mourinho krahasoi situatën e Romës dhe lojtarët që i ka në dispozicion me situatën e trajnerëve të Premier Ligës, duke përfshirë këtu Pep Guardiolan e Manchester Cityt, Jurgen Klopp të Liverpoolit dhe Mauricio Pochettinon e Chelseat.

“Për ta gjetur zgjidhjen për të luajtur pa Dybalan nuk është e njëjta sikurse ta gjesh zgjidhjen për të luajtur pa Haaland për Guardiolan, sepse ai e ka Alvarezin. Nëse Sterling mungon për Pochettinon, Mudryk luan. Për Klopp, nëse Diaz nuk luan, Jota luan, ose nëse ai mungon, atëherë luan Nunez. Nuk është e njëjta gjë”, tha Mourinho. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat