Ancelotti: Jemi të motivuar për fitore ndaj Barcelonës

Futboll

Ancelotti: Jemi të motivuar për fitore ndaj Barcelonës

Më: 13 janar 2024 Në ora: 16:10
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka shfaqur optimizëm për trofeun e parë të sezonit, në konferencën për media në prag të finales së Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës, e cila zhvillohet nesërmbrëma.

Trajneri italian ka theksuar rëndësinë e motivimit dhe përgatitjes së skuadrës së tij.

“Jemi në formë dhe të qetë. Skuadra ka shënuar një rikthim të fortë pas ndeshjes me Atleticon. Jemi të motivuar dhe synojmë fitimin e trofeut”, ka thënë Ancelotti.

I pyetur nëse kjo ndeshje do të shërbejë për hakmarrje për finalen e vitit të kaluar, trajneri i madrilenëve është shprehur: “Nuk luajmë për hakmarrje. Barcelona është një rival që e vlerësojmë shumë dhe një skuadër e fuqishme.

Por, ne fokusohemi në dëshirën tonë për të fituar, duke lënë anash ndeshjen e vitit të kaluar," ka thënë Ancelotti,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat