Skuka e nis nga stoli

Futboll

Skuka e nis nga stoli

Më: 13 janar 2024 Në ora: 16:34
Partizani

Partizani e nis fazën e tretë me futyrë të re në stolin drejtues, ku ndaj Teutës debuton Orges Shehi si trajner i ri i “demave të kuq”.

Ndërsa Teuta e trajnerit Edi Martini shpreson që në pjesën e  dytë të sezonit të bëjë një paraqitje ndryshe dhe të largohet nga zona e rrezikut. Të dy trajnerët do të hedhin në fushë për këtë takim lojtarët më të mirë të mundshëm.

Trajneri Shehi nuk ka në dispozicion disa lojtarë, për shkak dëmtimesh dhe Mehmetin e pezulluar nga kartonët.

Te formacioni i të kuqve duket se edhe Shehi i beson rreshtimit bazë që Partizani ka përdorur edhe me trajnerët e mëparshëm, ku përforcimi i merkatos së dimrit, Xhuliano Skuka e nis nga stoli sfidën me Teutën që nis në orën 17:00 në “Arenën e Demave”.

Formacionet zyrtare të ndeshjes:

PARTIZANI: Qirko, Antanaskovski, Sota, Sembene, Hadroj, Murataj, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Mensah. Trajner: Orges Shehi

TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Daja, Gjinollari, Peposhi, Fili, Daci . Trajner: Edi Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat