“Nuk ka të bëjë me disiplinën” – Ten Hag paralajmëron lojtarët pas largimit të Sanchos

Futboll

“Nuk ka të bëjë me disiplinën” – Ten Hag paralajmëron lojtarët pas largimit të Sanchos

Më: 14 janar 2024 Në ora: 09:33
Erik Ten Hag

Erik Ten Hag i ka paralajmëruar lojtarët e tij tek Manchester United, se vetëm ata që tregojnë dëshirë për të luajtur do të konsiderohen për përzgjedhje.

Kjo deklaratë e tij bëri bujë mjaft të madhe, duke marrë parasysh largimin e Jadon Sanchos i cili u përjashtua nga ekipi i “Djajve të Kuq” pikërisht për faktin se tekniku holandez kishte pretenduar se anglezi nuk përkushtohej në stërvitje.

“Nëse doni të performoni, ju duhen lojtarë të uritur për fitore. Ne kemi nevojë për personalitet dhe lojtarë të cilët janë të uritur për të luftuar për këtë stemë dhe për këtë klub”, ka thënë Ten Hag.

“Kjo pra, ne kemi nevojë për personalitet dhe lojtarë që luftojnë për klubin. Nuk ka të bëjë me disiplinën, është për faktin që të keni një sjellje normale. Kjo është e tëra që mund të presësh nga një lojtar profesionial”, vazhdoi ai.

United ka humbur 14 ndeshje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon dhe klubi po konsideron seriozisht mundësinë për t’u përforcuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Jadon Sancho, pas përleshjes me trajnerin u ribashkua me Borussia Dortmundin si huazim gjashtë mujor deri në fund të sezonit.

United do të përballet sot (e diel) me Tottenhamin në “Old Trafford” me fillim nga ora 17:30, në kërkim të fitores pas humbjes së fundit ndaj Nottingham Forest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat