Formacionet Lazio - Lecce

Futboll

Formacionet Lazio - Lecce

Më: 14 janar 2024 Në ora: 12:25
Formacionet

Publikohen formacionet e Lazio-Lecce, sfidë që do të transmetohet në SuperSport 2 (12:30). Elseid Hysaj ka humbur postin e titullarit te bardhekaltrit, me trajnerin Sarri që nuk e ka preferuar as sot në formacion.

Nga ana tjetër, Ylber Ramadani, një nga lojtarët më të fortë të Lecces, konfirmohet titullar në mesin e fushës. Ndërkohë që në stol gjendet Medon Berisha, mesfushori tjetër i skuadrës udhëtuese.

Lazio vjen me moral të lartë pas tri fitoreve radhazi në Serie A, dhe sidomos suksesit në derbin me Romën që solli kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Vendasit kërkojnë t’u japin vazhdimësi rezultateve pozitive për t’u afruar edhe më shumë me zonën Champions. Pikë kërkon edhe Lecce për objektivin mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat