Fansat e Liverpoolit duan t’ia plotësojnë dëshirën

Futboll

Fansat e Liverpoolit duan t’ia plotësojnë dëshirën

Më: 15 janar 2024 Në ora: 11:47
Sven-Goran Eriksson.

Një grup i fansave të Liverpoolit janë mobilizuar për t’ia plotësuar dëshirën ish-selektorit të Anglisë, Sven-Goran Eriksson.

Suedezi së fundmi njoftoi që po vuan nga kanceri dhe në bazë të diagnozës i ka pak më shumë se një vit jetë.

Ai njëherë kishte thënë që kishte ëndërruar të bëhej trajner i Liverpoolit, pasi që ka qenë fansat i këtij klubi sikurse i ati i tij.

Ndërkaq tani, Youtuberi Douglas Horne ka propozuar që Erikssoni ta menaxhojë Liverpoolin për një ndeshje bamirësie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat