Shpërthejnë tifozët e Manchester City: Haaland është vjedhur!

Futboll

Shpërthejnë tifozët e Manchester City: Haaland është vjedhur!

Më: 16 janar 2024 Në ora: 15:25
Haaland

Ai ishte favorit i madh për të fituar çmimin e futbollistin më të mirë në planet për vitin 2023 (The Best FIFA). Erling Haaland shënoi 52 gola në 52 ndeshje për Manchester City sezonin e kaluar, duke ndihmuar skuadrën e Pep Guardiolës të fitojë tripletën historike.

Blutë “qiellorë” fituan “FA Cup”, Premier League dhe Champions League në sezonin debutues të norvegjezit në “Etihad Stadium”.

Haaland kryeson gardën e të rinjve, por do të duhet të presë disa muaj për ta shijuar fundin e gardës së vjetër. Kylian Mbappé doli i treti, ndërsa çmimi shkoi për Leo Messi, me një diferencë minimale.

Messi dhe Haaland barazuan në pikë në votim, por fakti që futbollisti i Inter Miami mori votat e kapitenëve të skuadrave të ndryshme, përfundoi duke prishur balancën. Haaland ishte i preferuari i trajnerëve dhe përfaqësuesve të shtypit me të drejtë vote. Në rast barazimi për vendin e parë, është vota e kolegëve që përfundon duke vendosur fituesin.

Domethënë, në votën për trajnerin më të mirë, votat e trajnerëve vlejnë pesë pikë, po aq sa pikët e lojtarëve kur zgjedhin futbollistin më të mirë në planet. Në këtë rast, ishin votat e kapitenëve të skuadrave të ndryshme që vendosën se kush do ta fitonte çmimin. Lojtarë si vetë Mbappé, Harry Kane, Luka Modric dhe Virgil van Dijk zgjodhën kampionin e botës me Argjentinën në vitin 2022. Ky ishte çmimi i tretë “The Best FIFA” për Messin.

Pati një reagim nga babai i Haaland kur u shpall çmimi. Reagim mosbesues. Ashtu si pjesa tjetër e tifozëve të Manchester City, të cilët e kuptuan se Messi e mori çmimin bazuar në karrierën e tij dhe suksesin në Botërorin e Katarit.

“Çfarë ka bërë Messi në 2023?” – pyeti një tifoz “qiellor” në rrjetet sociale, kur u bë i ditur vendimi. “Haaland është grabitur” ose “sa e trishtueshme” ishin disa nga reagimet e tifozëve të tjerë të Manchester City.

Pavarësisht kësaj, në Manchester janë mjaftuar me pjesën tjetër të votave. Suksesi në fushë rezultoi me përfshirjen e 6 lojtarëve të tyre në 11-shen ideale të FIFA-s, megjithëse mungesa e Rodrit është e dukshme. Pep Guardiola fitoi çmimin e trajnerit më të mirë të futbollit për meshkuj,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat