75 mijë euro në arkat e Tiranës, bardheblutë shesin liderin e sulmit

Futboll

75 mijë euro në arkat e Tiranës, bardheblutë shesin liderin e sulmit

Më: 16 janar 2024 Në ora: 15:53
Tirana

75 mijë euro në arkat e Tiranës, bardheblutë shesin liderin e sulmit!

Kaina Nunes do të largohet nga Tirana gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi do të shitet në Kore te skuadra e Chungnam Asan FC.

Sipas “Supersport” bëhet me dije se  kryeqytetasit kanë arritur marrëveshjen me skuadrën koreane për shitjen e 26-vjeçarit, me bardheblutë që do të mbushin arkat nga kjo shitje.

Nga ky operacion, Tirana pritet të përfitojë 75 mijë euro. Kujtojmë se braziliani ka luajtur në Shqipëri me Vllazninë, Kastriotin dhe Besën e Kavajës. Në këtë sezon ka shënuar 4 gola në 16 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat